Ndikimi i katastrofave dhe goditjeve klimatike në vende të varfëra
Në një studim të Bankës Botërore, publikuar së fundmi ku e përfshirë ishte edhe Shqipëria, theksohejse kur fatkeqësitë natyrore godasin, të varfërit humbin më shumë sesa të pasurit!
Sipas raportit, situatat e krijuara pas fatkeqësive zakonish ju heqin familjeve jo vetëm pasuritë e tyrefizike por edhe nivelet e të ardhurave, mekanizmat e përballimit dhe aftësinë për të marrë pjesë nëekonominë lokale.
Ndër tjerash, studimi tregon gjithashtu se procesi i rimëkëmbjes dhe rindërtimit varet jo vetëm ngashkalla e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga katastrofat, por edhe nga struktura ekonomike e secilitvend dhe niveli i rezistencës socio-ekonomike të popullsisë së prekur.
Në raport, Banka Botërore ofron dy shembuj për të ilustruar vështirësitë që hasin shtetet nërimëkëmbje pas fatkeqësive sic mund të jenë tërmetet:
a. shumica e dëmeve nga tërmeti në rajonin e Marmarasë Perëndimore (Turqi) ka të ngjarë tëadresohen në më pak se 3 vjet,
b. ndërsa mund t’i duhen më shumë se 10 vjet rajonit të Kukësit për tu rikuperuar nga i njëjti tërmet.
Në raport përmendet gjithashtu se Shkodra është zona me vulnerabilitetin më të madh për përmbytjetkurse Tirana është zona me vulnerabilitetin më të madh për tërmetet. Kjo analizë e financuar nga Facility Global për Reduktimin dhe Rimëkëmbjen e Katastrofave , tregon se vlerësimi tradicional i katastrofave – si dhe skicat përkatëse të programeve të reagimit dherimëkëmbjes ndaj katastrofave – duhet të marrin në konsideratë ndikimet e fshehura, të komplikuaranë popullatat e varfra