Shqipëria nuk ka ende hartën e premtuar të rajonalizimin të prodhimit bujqësor
Bujqësia është parë tradicionalisht si një mundësi për të ruajtur normat e një mbijetese, një mënyrë zgjidhjeje dhe jo zgjedhjeje për ata banorë që jetojnë në zona rurale, por jo vetëm. Shpesh si një prej sekttorët e ekonomisë në nëvojën e lëmoshës, të paaftë për të kapërcyer veten e për t’u tjetërsuar në bujqësinë e shembujve të suksesit dhe e zinxhirit të vlerave. Shumë gjëra kanë ndryshuar në qasjen institucionale për ta bërë këtë sector një kontribues të vyer të ekonomisë shqiptare. Janë akoma shumë e shumë punë të qenësishme që presin vëmendje: sikurse siçu premtua tetë vite të shkuara harta e rajonalizimit të prodhimit bujqësor, një politikë që synonte stimulimin e prodhimit, bazuar në specifikat e secilit rajon.
Kjo hartë ende nuk do të ilustronte vetëm rajonalizimin e prodhimit bujqësor në vend porse do të ndihmonte në organizimin e prodhimit bujqësor i cili do nxiste edhe një raport shumë më transparent mes fermerit dhe shtetit apo cila kultura do të kishin përparësi për mbështetje dhe në ç’formë do të realizohej kjo mbështetje. Edhe pse ekspertët mbetën të dyzuar e me pikëpyetjepër efektshmërinë e politikave të rajonalizimit, për aq kohë sa ato mbeteshin të bazuara në hulumtime shkencore të 40 apo 50 viteve më pare, sot nuk ka ende një hap konkret lidhur me sipërmarrrjei të hartës së prodhimit bujqëësor, premtuar me zell tetë vite më parë.