Entela të thur një qoshkë në shtëpinë tënde

Së fundmi Entela i është dedikuar punimeve që shërbejnë si dekor e zbukurim, për ambjente banimi familjare, apo ambjente shërbimi si bare, restorante apo hotele. Ajo çka i bën të veçanta të gjitha këto krijime është materiali, përpos punimit cilësor, në mënyrë që t’i rezistoj kohës e të mbetet sërish diçka me vlerë.
Entela parapëlqen pambukun ‘kordo’, një fill aq i thjeshtë e luksoz po në të njëjtën kohë. Ky fill është i trashë e i ndërthurur në vetvete e bën që të jetë jaft i përshtatëshëm për mbulesa e astëkë. Entela po ashtu punon edhe tapetet me këtë loj materiali madje sipas kërkesave ajo realizon edhe porosi edhe koshav zbukurues dhe tapetë me fije kërpi.
Të gjitha realizohen me dorë dhe me grep.Punimet e Entelës janë nga më të shumëllojshmet , në varietete punimesh, aksesorët e shtëpisë vijnë sa herë në një dizenjo moderne aq edhe tradicionale në punim, këto herë sipas krijimtarisë së saj e herë sipas kërkesave të klientëve. Gjithashtu Entela merr në konsideratë që punimet e saja të jenë sa më miqësore me ambjentin duke përzgjedhur pambukun si një material natyral, bazë për punimet e saj.