Ç’i kemi bërë Tokës?
I gjithë zhvillimi teknologjik që po përjetojmë, rritja galopante e popullsisë botërore, influenca dominuese e aktivitetit njerëzor mbi natyrën dhe klimën, po na çon pashmangërisht drejt epokës gjeologjike Antropocene. Një epokë ku njeriu me aktivitetin e tij sundon me një ndikim të papreçedentë ne Tokë dhe në gjithë gjallesat e tjera të gjalla.
Jo domosdoshmërisht duhet të kalojnë shekuj e mijëvjecarë për të kuptuar ‘mbetjet fizike’ e njeriut modern. Panorama është rëqethëse: që nga përpirja e tokës nga plastika, ngrohja globale, shkatërrimi i habitateve natyrore, shfrytëzimi pa kriter i resurseve natyrore, e deri tek humbja e biodiversitetit dhe numri të specieve të gjalla.
Në gjuhën e shifra do të thuhej se rreth 97% e publikimeve shkencore tregojnë se ngrohja globale është shkaktuar nga aktiviteti njerëzor. E po të vazhdojmë të flasim më tej mund të themi se: që prej lindjes së civilizimit, njerëzimi është shkaktar humbjes së 83% të gjithë kafshëve të egra, 80 % të gjitarëve detarë, 50% e bimëve e 15% të peshqve.