Fairtrade u vjen në ndihmë fermërëve të varfër të agazhuar në plantacionet e pambukut
100 milion familje rurale janë të angazhuara në prodhimin e pambukut në 75 vende të globit. 90% e fermerëve jetojnë në vende që janë në zhvillim. Por Kina, India, ShBA, Pakistani dhe Brazili prodhojnë shumicën e pambukut së bashku me Turqinë dhe BE, pasi subvencionet e mëdha nga këto vende e mbajnë koston globale të pambukut artificialisht të ulët. Kjo bie në kurriz të fermerëve të vegjël ku qeveria nuk ka burime për subvencione.
Organizata Fairtrade Cotton punon me fermerë të cilët kanë krijuar organizata të vogla prodhimi, ku shumica ndodhet në Afrikën Perëndimore përkatësisht Mali, Senegal, Kamerun dhe Burkina Faso. Por pambukun më të çertifikuar nga Fairtrade e rrit India.
Prodhimi i pambukut lidhet me probleme mjedisore si përdorim i lartë i agrokimikateve, përdorim i tepruar i ujit që rrezikon furnizimet me ujë të freskët për popullsinë dhe kushtet e paparashikueshme të motit që rrezikojnë jetesën e fermerëve të vegjël.
Prandaj Fairtrade Cotton punon me fermerët për të ndaluar ose zvogëluar përdorimin e agrokimikateve dhe i mbështet të përshtaten me ndryshimin e klimës. Fushat e pambukut Fairtrade në Afrikën Perëndimore dhe Indi e sigurojnë ujin nga shiu, duke zvogëluar ndotjen e ujit në krahasim me vendet e tjera.
Gjithashtu mbron shëndetin dhe sigurinë e fermerëve dhe ndalon farat e pambukut të modifikuara gjenetikisht. Qëllimi i Fairtrade Cotton është eleminimi i kushteve të pasigurta dhe të padrejta në fabrikat e përpunimit të pambukut dhe tekstileve. Ka shumë vende që prodhojnë pambuk, por kur zgjidhni produktet e Fairtrade Cotton fuqizoni fermerët e vegjël dhe e shtyni industrinë të bëhet e qëndrueshme.
Nga Aleksandra Stambolliu