Ushqimi i shpejtë që po na ngadalëson rutinën e një shëndeti të mirë
“Fast food” janë ushqime dhe pije që nuk kanë vlera ushqyese por kanë yndyrë, sheqerna dhe kripë. Konsumi i rregullt i tyre shkakton mbipeshë, lodhje, sëmundje kronike dhe ul performancën.
Rreziqet që vijnë nga konsumi i lartë i ushqimeve të shpejta:
Konsumi i ushqimeve jo të shëndetshme rrit rrezikun e depresionit, shkakton inflamacion në strukturën e trurit, e cila është e rëndësishme për të mësuar dhe kujtesën.
Gjithashtu shkakton dembelizëm, pasi trupi është i mbushur me karbohidrate, sheqerna dhe yndyrna që nuk ju bëjnë aktiv dhe ju shëndoshin.
Konsumi i këtyre ushqimeve shkakton dëshpërim pasi nuk ndiheni mirë me veten dhe nuk mund ta shijoni jetën në maksimum.
Shkakton probleme shëndetësore me tretjen, dhimbje koke, probleme me zemrën, dhëmbët, akne dhe osteoporozën. Gjithashtu ju bën të dukeni më të moshuar.
Për të shmangur rreziqet shëndetësore duhet të keni një dietë të larmishme sepse ndryshimet e vogla në diet sjellin ndryshime të mëdha në shëndet.
Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime që të merrni vitamina, minerale dhe fibra.
Konsumoni qumësht pa yndyrë ose me 1% yndyrë pasi përmban të njëjtën sasi kalciumi dhe vlera ushqyese, por ka më pak kalori dhe yndyrna.
Konsumoni ushqime që përmbajnë nivele të ulëta natriumi.
Pini ujë në vend të pijeve me sheqer.
Konsumoni produkte deti pasi kanë shumë proteina, minerale dhe omega-3.
Shmangni yndyrnat e ngurta si ëmbëlsira, biskota, akullore dhe mish i përpunuar.