Fëmijë, plastika është e neveritshme!
Mund të jetë e vështirë që fëmijët e vegjël të kuptojnë çfarë po i ndodh tokës nga ndotja e plastikës, por ju mund t’i ndihmoni, duke i inkurajuar të përdorin më pak plastikë, sepse kështu do të kemi një planet më të pastër. Më poshtë janë disa sugjerime se nga t’ia filloni:
Nëse jetoni pranë një liqeni ose oqeani, merrni pjesë në një pastrim kolektiv plazhi, në mënyrë që fëmijët të shohin si ndikojnë mbetjet plastike në mjedis dhe si dëmtojnë jetën detare.
Përfshijini fëmijët në përpjekjet e riciklimit, që të mësojnë rreth mbeturinave dhe plehrave që krijohen me kalimin e kohës.
Merrini me vete fëmijët kur bëni pazar për ushqimet dhe shpjegojuni se zgjedhja e artikujve sa më pak të paketuar është më e mira për planetin tonë. Kthejeni në argëtim tek ju ndihmojnë të gjeni alternativa pa plastikë.
Mësojuni rëndësinë e përdorimit të gjërave që keni tashmë, në vend që të blini gjëra të reja, përfshirë lodrat dhe mjetet shkollore.
Festat e ditëlindjeve janë burim i madh i mbetjeve plastike. Raftet e dyqaneve janë të mbushura plot me objekte njëpërdorimshe për këto raste festive, por mund t’i zëvendësoni këto sende me dekore që janë pa plastikë dhe miqësore me ambientin.