Fëmijë, plastika është e neveritshme!
Mund të jetë e vështirë për fëmijët e vegjël të kuptojnë se çfarë po i ndodh tokës nga ndotja e plastikës porse prinërit mund t’i ndihmojnë ata duke i ndërgjegjësuar të përdorin më pak plastikë duke i inkrajuar se kështu kemi një planet më të pastër. Më poshtë disa alternativa sesi mund të filloni:
Nëse jetoni pranë një liqeni ose oqeani, merrni pjesë në një pastrim plazhi koloktiv në mënyrë që ata të mund të shohin ndikimin e mbetjeve plastike në mjedisin tonë dhe se si ato dëmtojnë jetën detare.
Përfshirja e fëmijëve në përpjekjet e riciklimit mund t’i ndihmojë gjithashtu t’i mësojnë rreth mbeturinave dhe sa plehra ne krijojmë me kalimin e kohës.
Merrni fëmijët tuaj pazar ushqimesh me vete dhe shpjegoni se zgjedhja e artikujve me paketim më të vogël është më e mirë për planetin tonë. Ktheheni në argëtim tek ju ndihmojnë të gjeni alternativa pa plastikë.
Mësoni rëndësinë e ripërdorimit të asaj që keni tashmë në vend që të blini të reja, përfshirë lodrat dhe mjetet shkollore.
Festat e ditëlindjeve janë një burim i madh i mbetjeve plastike. Rreshtat e dyqaneve janë të mbushura me plot objekte njëpërdorimshe për këto raste festive, por mund t’i zëvendësoni këto sende me dekorime të cilat janë pa plastikë dhe miqësore me ambjentin.