Fëmijët kanë nevojë të mësojnë në lidhje me çështjet mjedisore

Young People’s Trust for the Environment ose YPTE është një shoqatë bamirësie britanike e themeluar në vitin 1982. Qëllimi i saj është të nxis të rinjtë që të kuptojnë mjedisin dhe çështjet mjedisore (ndryshimi i klimës, ndotja, shpyllëzimi, flora dhe fauna e rrezikuar dhe zhvillimi i qëndrueshëm).
YPTE ofron mësime falas online për mësuesit që edukojnë të rinjtë për mjedisin dhe nevojën për qëndrueshmëri. Të rinjtë duhet të kenë fakte dhe njohuri që të marrin vendime që ndikojnë të ardhmen e tyre dhe brezave të ardhshëm. Të gjitha materialet e YPTE ofrojnë realitetin e botës moderne ku zhvillimi i qëndrueshëm dhe industria me më pak ndikim janë rruga më e sigurtë për të mbrojtur mjedisin dhe siguruar jetesën.
Nga Aleksandra Stambolliu