Fëmijëria sot…
Fëmijët që nuk luajnë përjashta më si dikur është një tregues sesi realiteti i ri i qyteteve po formon një lloj kulture tjetër të mirëqënies së fëmijëve.
“5 minutes crafts” në You Tube, dhjetra aplikacione të shkarkuara në cellular, lojrat kompjuterike dhe sy fiksuar në ekranet për orë të tëra janë veçse një pjesë e “përvojave avetureske” të vegjëlve të epokës moderne. Frika nga të huajt, rrëmbimet apo frika nga makinat dhe ambjentet e papërshtatshme ka bërë që fëmijët t’i harrojnë lojrat e shpenguara përjashta.
Në 30 vitet e fundit, distanca që fëmijët mund të luajnë larg shtëpisë është zvogëluar gati 90%. Frika nga rreziqet e mundshme ka rritur ankthin ndjeshëm tek prindërit të cilët edhe pse dëshirojnë që fëmijët të kenë një fëmijëri më të çlirë e fëminore, sërish zgjedhin të mos i lënë vetë jashtë fëmijët.
Madje fëmijët e sotëm e kanë të pamundur të zbulojnë e të luajnë të shpenguar në natyrë, në lagje me orë të tëra jashtë. Moskokëçarja për plagët e lehta të lojës, buka në dorë, lodhja rakapitëse e lojës dhe ndjesia e e papërshkruar lirisë do të mbëtën nocione të së shkuarës. Shpesh harrohet prej ne prindërve se dedikimi i plotë të mirërritjes së vogëlushve e ka sekretin tek ndikimi që ka natyra drejtëpërdrejtë mirëqënies emocionale dhe fizike të tyre.
Në lagjet e dikurshme përveç lojrave dhe aventurave fëminore rreth e qark lagjes, fëmiët rriteshin me ndjesinë e të qenit i dobishëm dhe të inkurajuar për të lidhje të forta me lagje a komunitetin. Do de të blinin pako gjëra te ushqimorja e lagjes jo vetëm për familjen por edhe komshinjtë e moshuar. Do duhej të lyenin me gëlqere pemët, a të pastronin pallatin aneqosh pa mbikqyrjen e të riturve. Të ngarkonin drutë e dimrit për gjithë familjet e pallatit, e me radhë punë të tjera që mun t’i kryenin fëmijët e mëhallës.
Por sot gjërat kanë ndryshuar katërcipërisht. Rrallë shumë rrallë, veçse në ndonjë qytezë apo ende në fshatra fëmijët gëzojnë lirënë e të qënit ‘fëmijë të shpenguar’ pa protokolle daljesh me shoqërim apo me arsye të veçantë. Thjesht të dalësh e të bësh gjëra fëmijësh. Për aq kohë sa sheshet e pallateve, mëhallave t’u mungojnë brohoritjet e fëmijëve a thua i kemi bërë palë e një jete të mërzitshme të rriturish edhe vogëlushët tanë(?)