Ferma Gjuzi – Një fermë ku e gjithë familja punon për familjen tuaj
Ferma ndodhet në Lanabregas, vetëm 5 km larg Tiranës dhe një shëtitje në natyrën e këtij fshati ju mundëson të furnizoheni për gjithë javën me prodhime të freskëta të fermës.
Prodhimet e fermës janë të larmishme dhe stinore e të gjitha janë prodhuar në mënyrë të qëndrueshme.
Prodhimet e fermës si frutat e perimet janë prej farave vendase dhe autoktone dhe të ruajtura nga prodhimet e një viti më parë.
Ferma është familjare dhe Olsi, drejtuesi i saj është veçse 30 vjeç beson se ka shumë për të bërë për t’i shërbyer familjes e vendit të tij, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarët e tij.