Fermat e vogla janë më prodhimtare se ato agroindustriale
Tingëllon jo e besueshme kur thuhe se fermat e vogla prodhojnë më shumë në krahasim me fermat e mëdha. Ndaj përmes këtij shkrimi do t’ju japim disa argumente për t’jua vërtetuar këtë. Është e llogjikshme të mendohet se një fermë e madhe prodhon shumë herë më shumë një kulturë të caktuar të mbjellash se një fermë e vogël sepse fermat e mëdha bazohen tek monokultura e të mbjellave, e padyshim kjo mënyrë të të bërit bujqësi lë mënjanë shumë faktorë të tjerë të konsiderueshëm.
Fermat e vogla janë të prirura të angazhojnë më shumë njerëz në punë krahasuar me fermat e mëdha që që janë të industrializuara dhe e varësojnë proçesin në mekanikë. Ata e kanë faktorin njëri një element mjaft të rëndësishëm për kontribuar në ushqimin që ne konsumojmë. Gjithashtu fermat e vogla përdorin fertilizues natyurorë, plehun e bagëtive nga fermat e tyre ndryshe nga fermat e mëdha që e varësojnë të njëjtin process tek pesticidet dhe fertilizuesit industrial.
Si rrjedhojë këto ferma të vogla lejojnë që bletët të mos dëmtohen dhe proçesi i polenizimit të vazhdojë në rrjedhë normale të caktuar nga natyra. Fermat e vogla gjithashtu përdorin mbjellje e kultura të ndryshme në radhët e çdo viti: kështu për shembull, një vit misër e një vit grurë. Kësisoj toka mbetet pjellore e nuk varfërohet.
Edhe vetë Banka Botërore është duke mbështetur shumë fermat e vogla sepse prodhimtaria e tyre vjen absolutisht në interes dhe në dobi të vetë tokës, bujqërve, jetës së egër, mjedisit dhe vetëjetesës së qëndrueshme. Tani mendoni e gjykoni vetë se kush prodhon më shumë!