Festat lokale për muajin prill
Do t’ju ftonim t’i hidhnit një sy listës së aktiviteteve të festave lokale të muajit prill për këtë vit. Fiksojini në kalendarin tuaj personal dhe shijojini bashkë me familjet tuaja!
Belsh-Dita e Balonave-19 prill
Në këtë aktivitet, marrin pjesë me qindra nxënës dhe zhvillohet në malin e Gradishtës në formën e një gare mes nxënësve për ngritjen e balonave. Aktivitete të kësaj natyre synojnë që ti shërbejnë, jo vetëm argëtimit dhe edukimit ,por njëkohësisht të tërheqin edhe turistë për t’u bërë pjesë e kësaj feste.
Fier-Festa e Luleshtrydhes – 20 prill
Festa e luleshtrydhes organizohet në kuadër të turit etnokulturor “Hajd dalim nga Myzeqeja”. Kjo festë tipike fshati mbledh dhe promovon një prej sukseseve të fermerëve të zonës Kafaraj, luleshtrydhes. Ky produkt shqiptar, “Made in Kafaraj” është bërë nga më të famshmit në Shqipëri dhe mbush sot edhe tregjet e huaja.
Shkodër-Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike- 18 prill
Në këtë ditë të shënuar Shkodra promovon përmes eventeve vlerat unikale të trashëgimisë kulturore.
Finiq-Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve -18 prill
Organizatat e trashëgimisë botërore ICOMOS dhe UNESCO, që prej vitit 1982 kanë shpallur 18 Prillin si Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve. Është dita ku popujt dhe kombet në të gjithë botën kthejnë vëmendjen ngatrashëgimia e tyre kulturore, njihen me vlerat e saj dhe sensibilizohen për mbrojtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.
Himarë-South Outdoor Festival – 25-28 prill
Ky festival organizohet nga Giz dhe Bashkia Himarë. Është viti i tretë i këtij organizimi. Vitet e kaluara është organizuar në fshatin e Vunoit dhe në atë të Pilurit. Këtë vitë do të organizohet në fshatin e Borshit. Ky Festival Është I Fokusuar Tek Sportet E Natyrës (Hiking, Canoe, Fishing, Jeep Safari, Diving.
Vlorë-Karnavalet e Nartës
Karnavalet janë prej vitesh një festë tradicionale e fshatit Nartë. Festa e cila zgjat tri ditë dhe tri netë, shoqërohet me kërcime të banorëve në rrugët e fshatit, veshur me kostume tradicionale.