Filantropia e kompanive të mëdha
Ishte viti 2013 ku skandali i mashtrimi të kryer nga një korporatë vendase ne Indi solli ligjin ku detyronte kompanitë e korporatat e mëdha të paguanin 2% të fitim të tyre vjetor për projekte filantropike. Kompanitë e refuzuan menjëherë këtë lloj ndërhyrje të padrejtë duke argumentuar se nuk është veçse një lloj takse tjeter vendosur nga qeveria, me pretedimin se kjo nuk do t’i rregulloj aspak përgjesgjësinë sociale të korporatave të mëdha karshi kauzave të caktuara.
Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, prej një studimi ku u përfshijnë rreth 39.000 kompani, u vu re se se rreth 2.200 kompani që kontribuonin më shumë se 5% të fitimeve të tyre vjetore për çështje sociale, e reduktuan ndjeshëm kontributin e tyre në 2%.
Janë disa arsye se përse kompanitë vendosni të bëjnë bamirësi: një arsye është altruizmi I vërtetë. Një tjetër arsye është interesi i ngushtë personal i menaxherëve që kërkojnë të forcojnë pozitën e figurën e tyre me paratë e kompanisë dhe një arsye tjetër është përmirësimi i performancës së kompanisë dhe rritja e vlerësimit për të prej konsumatorëve dhe të punësuarve.
Sipas studimit, vendosja e një kuote të caktuar e të detyruar për trajtimin e çështjve sociale prej fitimeve të një kompanie , humb ndjeshëm ‘vullnetin e dëshirën për të bërë mirë’. Ajo perceptohet prej kompanive si një tjetër rregull që duhet ndjekur e që kompanitë zor se kanë dëshirë të rndjekin rregulla në epokën që duket se u përket atyre fundekrye.
Një pyetje e madhe që mbetet nga studimi është se ku shkojnë këto para të cilat u dedikohen bamirësisë dhe çështjeve sociale. Shumë kompani indiane janë biznese të fuqishme familjare e po ashtu edhe drejtonë dhe shoqata e organizata bamirësie. Rrjedhimisht dhurimet e bamirësisë që duhet tashmë t’i bëjnë të detyruar për çdo vit, shumë kompani kanë se ku t’i bëjnë. Disa zgjedhin të ndihmojnë kanditatë partiakë e që qëllimi më pas është i kuptueshëm. Pjesa tjetër mbetet e vagullt.