Fjalori i refugjatit: Nuk mjafton një fjalë për të përshkruar dikë
Kushdo i ka ndërmend imazhet e refugjatëve të tejlodhur nga një udhëtim i rrezikshëm në det gjatë natës teksa detyrohen të braktisin vendin e tyre qoftë për të shpëtuar jetën e tyre apo për një jetë më të mirë. Këta emigrantë pas një kohe në varësi të rrethanave, integrohen e rehatohen në jetën e re e në vend të huaj e atëherë mund të tregojnë për veten e tyre, zakonet dhe jetën e mëparshme në vend të tyre
Sepse një i huaj ka gjithmonë një histori për të treguar, diçka për të ndarë me vendorët, një pjatë mbytur në erëza të mira, një përpjekje për të bërë përshtypje të mirë e për të shembur steriotipe, një fluturim zogu në kërkim të një dege peme për ca rreze dielli të mira.
Këto janë vetëm disa nga përkufizimet personale të fjalës “refugjat”, të grumbulluara në një fjalor që provokon mendimin e që celebron me mënyrën e tij 70 vjetorin e konventës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Fjalori i Refugjatëve e përshkruan këtë fjalë në mënyra të panumërta, herë me ngjyrime emocionale e herë në mënyrë provokuese. Kështu një prej kontribuesve të këtij fjalri, Lord Alfred Dubs e përakton një refugjat si: “Dikush që sjell kujtime të mira dhe të këqija nga shtëpia, por i lë prapa dhe shikon drejt së ardhmes në një vend të ri me shpresë”. Për Lord Dubs, shtëpia e dikurshme ishte Çekosllovakia, e pushtuar prej nazistëve e që iu desh ta braktiste për këtë arsye për t’u ribashkuar me prindërit e tij në Londër.
Fjalori gjithashtu përmban një hyrje nga pilotja Maya Ghazal, e cila u largua nga Siria në moshën 16 vjeçare. Një refugjate për të është “një qenie njerëzore me shpresa dhe ëndrra si të gjithë të tjerët”, shkruan ajo. “Një refugjat mund të jetë kushdo, si një pilot që fluturon aeroplanin tij, një pilot si unë!”, -shprehet Maya.
Më shumë se 1.000 përkufizime përbëjnë Fjalorin e Refugjatëve, i cili është përpiluar nga leksikografi Sure Dent në partneritet me Agjencinë e Refugjatëve pranë OKB –së.