Dashni Dimni
Janarin e zuni bora. E bardhë si tambli i parë! Konaku i fëminisë u nusnue me fjolla lozonjare! S’ka mbetë pllambë Toke pa ju shtu nuri i paqtimit dimnor.
Janari erdhi xixëllueshëm, me andrra që çelin shpresë! Në qytet, mëhallat gëlojnë prej t’qeshunave tona e n’çdo sokak janë dhezun llambat! Ashtë thuajse mesnatë.
Mëhallat e qytetit gëlojnë prej piskamës së lirisë!! Oh jetë’ po bjen borë këtij moti!
Mushknitë turren për me e thithun ajrin e parë, të butë, që derdhet bashkë me borën. Sytë e kuq, hunda spec, duart akull e veshët zëre se nuk janë tanët! Ani. S’ka dert! Ashtë dimën.
Drithmë e kurrizit, ca prej fërfëllimës e ca prej hutimit, i cyt kambët, të cilat edhe ashtu rrëshkasin kollaj, po krahët ama rroken fort mbas krahnorit të atyne që kemi ngjitun … kur bjen borë, të duhet nji zemër për ta shijue qiellin e pllakosun prej nji boje të përhimtë!
natës, çdo rrugë i zaptohet prej gzimit fëminor të atyne që s’janë ma edhe aq fëmijë! Po mirë, s’prish punë! kur te bjen borë e parë ashtë adet me dal n’korzo ose n’kej tinëz!!
Veç me Dashninë! veç për nji troshë Dashni!
Fjolla Spanca