Foleza ofron ngrohtësi dhe ushqime të mira, për çdo visitor, në çdo moment!
Foleza është një hapësirë ku brenda saj gjendet, dashuria për historinë, artin, kulturën, traditën. Aty shpalosen grimca të kuzhinës vlonjate ku vijnë të shërbyera ngrohtë, në zemër të qendrës historike. Një sipërmarrje e cila ka rrjedhur nga dëshira e mirë e një familje vlonjate, Foleza nisi në vitin 2018 për t’i shtuar Vlorës një copëz të munguar e cila pasqyron traditën tonë brenda qytetit dhe zonës historike të restauruar.
Pasionet më të mëdha lindin spontanisht, qofshin këto në fushën e shërbimit. Foleza lindi në mënyrë organike, në një moment kur Vlora kishte nevojë për një Folezë ku të pihej një çaj i ngrohtë, apo të konsumohej një gotë verë me shoqërinë. Një moment që erdhi thjeshtë, pasi qytetit i mungonte një ambjent, ku shërbimi i mirë dhe ushqimet e shijshme do të zinin darkat e vizitorëve.
Dashur pa dashur, Foleza u bë destinacioni i ngrohtë i cili transformoi zonën në një vend ndalimi për shumë turist apo banorë. Duke parë pasionin për të bukurën dhe dashurinë për ushqimin, vendosëm të ëmbëlsonm me gliko këdo që vinte në atë vend që ma pare, ishte shtëpia jonë e ngrohtë. Pra, tashmë ajo nuk është më vendi yne, por është shtëpia e të gjithë atyre që duan të bëjnë gëzuar, të ngrenë një dolli për jetën dhe të festojnë me glikot e prodhuara me kaq dashuri nga gratë puntore të zonës.
Foleza ofron ngrohtësi dhe ushqime të mira, për çdo visitor, në çdo moment!
Foleza Bed and breakfast:
Foleza tashmë ofron mundësinë e qëndrimit në dhomat e saj private, të cilat janë ndërtuar me kaq thjeshtësi, për të dhënë një shërbim ndryshe. Arredimi i tyre në stilin tradicional, na shkëput nga shumë qytete ku jemi mësuar të shijojmë tradicionalen. Vlora tashmë e ofron dhe ne jemi pjesë e një revolucioni, ku përfshihet një ushqim i mirë, akomodim i mirë dhe një mikëpritje si ajo e shqiptarëve ndër vite.
Dhe Foleza – Pimë e kuvendojmë:
Një hapsirë e ngrohtë, ku ofron mundësinë për t’u relaksuar, studjuar, mbledhur e diskutuar me miqtë dhe shokët. Pa harruar kafeterinë, barin e vinotekën si dhe kuzhinën e vogël shoqëruese për të kaluar një mbrëmje mes miqsh.