Food Bank Albania – Një mision i mundur për t’u solidarizuar për ushqimin
Food Bank Albania ose banka e ushqimit është një organizatë jo-fitimprurëse që ka
si qëllim reduktimin e hedhjes së ushqimit, sigurimin e ndihmave për familjet në
nevojë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Organizata siguron ushqime nga tepricat bujqësore, tepricat e ushqimeve nga
restorantet dhe hotelet, dyqanet me pakicë, supermarketet dhe dhurimet nga
individët. Food Bank Albania nuk e shpërndan vetë ushqimin, por punon me
organizata të tjera jo-fitimprurëse të cilat sigurojnë që ndihmat shkojnë tek njerëzit
në nevojë.
Përfshirja e komunitetit, dhurimet materiale, pajisjet, ushqimet, puna
vullnetare dhe dëshira e njerëzve për të punuar në shërbim të të tjerëve krijon një
shoqëri më të shëndetshme dhe të drejtë.
Food Bank Albanian punon gjithashtu me shkollat, për të edukuar të rinjtë shqiptarë dhe inkurajuar që të kontribuojnë duke reduktuar mbetjet e tyre ushqimore dhe të dhurojnë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Shpërndarja e organizatës në qytete të ndryshme (Shkodër, Tiranë, Elbasan
dhe Korçë) siguron që ndihmat arrijnë në familjet në nevojë në të gjithë vendin.
Nëse dëshironi që të jepni kontributin tuaj financiar ose në ushqime kontaktoni në
linkun (https://foodbank.al/kontributi-im/).