Food Revolution Albania dhe Luga e Argjendtë bashkë për edukimin ushqimor të fëmijëve
Food Revolution Albania dhe Luga e Argjendtë ka gati tetë vite që punon pa u lodhur në kopshte, shkolla universitete për të sjellë sadopak ndyshim në sistemin e ushqimit dhe mendësinë e njerëzve.
Është është kaq e rëndësishme njohja e fëmijëve me fruta dhe perime që në muajt e parë përkrah ushqimit të gjirit të nënës. Kjo sepse kujtesa ushqimore është ajo që do përcaktojë të ardhmen e ushqimit të fëmijëve tanē, e si pasojë do të sjellë qëndrueshmëri dhe në kërkesën e madhe mbi ushqimin global.
Ngrënia me pakicë e mishit dhe e më shumë frutave dhe perimeve stinore (e theksoj STINORE) janë e vetmja zgjidhje nese duam një të ardhme më të sigurtë të trupit tonë, Natyrës, Planetit Tokë, etj. Hulumtimet tregojnë se shansi më i mirë që kemi për të rritur dhe zhvilluar të vegjlit drejt një ngrënie të shëndetëshme gjatë gjithë jetës është përmes prezantimit të hershëm të perimeve dhe frutave.
Pavarësisht nëse jeni prind, edukator, profesionist mjekësor ose apo sipërmarrës të indistrisë ushqimore, si unë, ne kemi misionin e madh të jemi pjesë e rritjes së fëmijëve të shëndetshëm, që hanë sa më shumë fruta dhe perime të fresketa dhe më me kurajo sesa ne.
Marr prej Dhurata Thanasi Danerit