Forma farash për zogjtë në këto ditë dimri
Është përsëri ajo kohë e vitit, dimër që të mbledh në shtëpinë e ngrohtë por acar i ftohtë për vocërrakët me pupla . Është mirë që në parvazin e dritares të vendosim pak ushqim, ajo çka ngelet nga dreka a darka a pse jo toptha farash të përgatitura në shtëpi. Është mjaft e thjeshtë, mjafton të ndiqni këto hapa:
Ajo që ju nevojitet është:
– 2 filxhanë përzierje farash
– 2 lugë ujë të ftohtë
– 1/3 filxhan ujë të vluar
– 1 pako xhelatinë (1.8g)
– fill apo spango
– forma zemre
– vaj gjelle
Përgatitni një pjatë të sheshtë ose një tepsi me një copë letër pjekjeje. Lyeni pjesën e brendshme të prerësve të biskotave me vaj. Pastaj vendosni kallëpet në letër pjekjeje. ⠀ ⠀
Përzieni ujin e ftohtë me pluhurin e xhelatinës në një tas dhe e lini të qëndrojë për 1 minutë. Shtoni ujin e vluar dhe trazojeni derisa xhelatina të tretet plotësisht. Pastaj shtoni farat dhe përzieni gjithçka së bashku.
Mbushni prerësit e biskotave me këtë përzierje. Mund të përdorni një lugë për të ndihmuar në mbushjen. Sigurohuni që të shtypni përzierjen fort në hapëse. Shponi formën ku dëshironi të kalojë filli.
Vendoseni enën me format në frigorifer për rreth 1,5 orë që të forcohet. ⠀ Më pas, kaloni fillin tek format dhe voila! Ushqyesi i zogjve është gati për t’u varur në pemë a dritare.