Fotot e fushatave të pastrimit
Një ditë funksionarë të lartë të shtetitit u ngritën me habinë se Shqipërinë na u qënka mbuluar nga pisllëku dhe hedhurinat. Me shembullin e tyre dhe mizërisë së administratës treguan se sa e mundshme është të pastrohet.
Po që gjithë ky mund i tyre të mos zbehet e të marr rrugë të sigurt duhet të filloj sipërmarrja me kurikulat shkollore ku lëndët si të qënit qytetarë i denjë të mos jenë të dorës së dytë e realisht të ketë angazhim praktik prej mësuesve dhe fëmijëve jo vetëm për këtë çështje. Mirë do qe që në kopësht kjo punë.
E në një kohë që vetë njësitë vendore kanë dështuar katërcipërisht për marrjen e masave për grumbullimin e mbetjeve të zakonshme e atë të diferencuar të mbetjeve, e keqëson situatën.
Një përgjegjësi të madhe kanë edhe qytetarët të cilët kanë humbur sensin e të jetuarit në komunitet e të shërbyerit atij e t’u bërit një model vetë për fëmijët. Vetëmse prania e një administratori të detyrueshëm për pallate e lagje ku të merret me çështje e higjienës e mbarëvajtjes së nevojave të banorëve, do ta kish bindur në një farë mënyre edhe banorin më kokëfortë.
Nga ana tjetër sa pak vëmendje u është dhënë atyre që po i bëjnë një shërbim të madh falas pastrimi qyteteve tona, duke lënë që shumë pak plastikë e metal të përfundojë në lendfille: grumbulluesve ambulantë.
E për aq kohë sa në fotot e fushatave të pastrimit nuk janë përfshirë të gjithë këta aktorë, Shqipëria do mbetet pisanjoze.