Pagesë banorëve nëse përdorin biçkletat elektrike
Në Francë është vendosur që pronarëve të makinave të vjetra t’u ofrohet mundësia për të dorëzuar automjetet e tyre për skrap në këmbim të një shume prej 2,500 euro për të blerë kështu një biçikletë elektrike.
Ligjvënësit në Asamblenë Kombëtare sapo kanë miratuar masën në një votim paraprak. Ishte një ndryshim në një projektligj për klimën që kalon nëpër parlament e që synon të ulë me 40% pasojat e efektit serë deri me 2030, duke qqenë se tashmë Fanca ka aritur nivelet më të larta të tij që prej vitit 1990.
Nëse miratohet, Franca do të bëhet vendi i parë në botë që do t’u ofrojë njerëzve mundësinë për të shkëmbyer një automjet të vjetër për një biçikletë elektrike ose të palosshme, mundësuar tha Federata Franceze e Përdoruesve të Biçikletave (FUB). Për herë të pare një zgjidhje kjo që që nuk ka të bëjë me nismën e makinave më të gjelbërta, por thjesht të zvogëlojmë numrin e tyre.