Një listori e këndshme mirësie
Pas Luftës së Dytë Botërore, në Angli shumë fabrika mielli kuptuan se nënat përdornin thasët e miellit për t’u qepur fëmijëve të tyre rroba. Jo vetëm për të veshur vogëlushët por thasët e miellit i shfrytëzonin për një sërë përdorimesh të tjera në shtëpi, si peceta kuzhine, pelena për fëmijë, trasta buke e pazari.
Kur u kuptua së prej varfërisë që kish pllakosur vendin fill pas luftës, këto fabrika vendosën që t’i zëvenhdësonin copën e hirtë prej pambuku të thasëve në copa me vizatime e kompozime të ndryshme fëminore në mënyrë që fëmijët të dukeshin veshur bukur. Copat ishin nga më të shumëllojshmet dhe me një cilësi të përshtatshme për ripërdorim të saj