G7 në një marrëveshje ‘historike’ për të taksuar kompaniktë shumëkombëshe
Në Cornwall, përfaqësuesit për samitin e G7, si konkretisht: Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Gjermania, Japonia, Kanada dhe SH.B.A. arritën një marrëveshje “historike” për t’i bërë shumëkombëshet të paguanin më shumë taksa se kurrë më parë.
Ministrat e financave të shtatë kombeve ranë dakord të trajtojnë shmangjen e taksave prej kompanive globale duke i bërë ato të paguajnë më shumë në vendet ku ata ushtrojnë aktivitetet e tyre. Ata konkretisht ranë dakord për një normë minimale të taksës së korporatave, e cila do të jetë prej 15 përqind.
Ky vendim konsiderohet si një hap progresiv drejt një marrëveshje globale mbi reformën e taksave, e cila dikur dukej e pamundur. Rregullat aktuale të taksave globale datojnë që nga vitet 1920 e që padyshim kanë bërë që gjigandët e teknologjisë së kompanitë shumëkombëshe që shesin shërbime dhe mallra duke përfituar nga taksat e ulta në vende ku ushtrojnë aktivitetet e tyre e që kanë një rregullim të mangët të të drejtave intelektuale.
Gjithnjë e më shumë, të ardhurat nga burime të paprekshme prej patentave të ilaçeve, përdorimi i softëare-ve dhe të ardhurat mbi pronën intelektuale kanë ‘migruar’ pikërisht në këto juridiksione, duke lejuar kompanitë të shmangin pagimin e taksave më të larta në vendet e tyre të origjinës. Kështu synohet që shumëkombëshet të dekurajohen nga zhvendosja e fitimeve dhe të ardhurat nga taksat, në vendet me taksa të ulëta, pavarësisht se ku bëhen shitjet e tyre.