“Girls in Science”. Libri për vajzat guximtare nga Erisa Kreshpa dhe Sonja Hoxha.
“Girls in Science” është libri që Erisa Kreshpa dhe ilustruesja Sonja Hoxha na ftojnë që të njohim vajza e gra që janë fantastike në shkencë. Ky libërth na prezanton me 20 shkencëtare në fusha të ndryshme të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë, matematikës etj. Këto gra e vajza punuan fort dhe patën kurajon të ndiqnin ëndrrën e tyre, paçka vështirësive që hasën për kohën që jetuan.