“GjejZâ” sjell aplikacionin në ndihmë të vajzave dhe grave

Ditët e aktivizmit mbaruan, por lufta kundër dhunës vazhdon, porse “GjejZâ” mbetet aleat kundër dhunës për çdo ditë. Ky aplikacion synon të jetë një ndihmë për vajzat dhe gratë nën dhunë.
Ai është konceptuar në tri shtylla kryesore ku përdorueset identifikojnë dhunën, fuqizohen nëpërmjet programeve me ushtrime dhe thyerje mitesh apo histori suksesi. Menuja e mundësive ofron për vajzat dhe gratë trajnime dhe punësim, përveçse lidhjet e duhura me organizatat apo strehëzat që ofrojnë mbështetje dhe shërbime falas.