Gjurmët e pesticideve te ushqimet e fëmijëve

Në kuadër të kërkimit mbi efektet që shkaktojnë mbetjet e pesticideve te fëmijët, një studim total diete u ndërmor në Francë për të vlerësuar ekspozimin kronik dietik ndaj mbetjeve të pesticideve dhe rreziqet shëndetësore që ato paraqesin për foshnjat franceze dhe fëmijët e vegjël nën 3 vjeç.
Gjatë studimit në fjalë, 516 pesticide dhe metabolitë u analizuan në 309 mostra të përbërjes ushqimore, përfshirë 219 ushqime të prodhuara për fëmijë dhe 90 ushqime të zakonshme, të cilat mbulojnë 97% të dietës së fëmijëve të vegjël. Këto mostra të përbëra u përgatitën duke përdorur 5,484 produkte ushqimore të blera gjatë të katërta stinëve nga viti 2011 deri në 2012.
Mbetjet e pesticideve u zbuluan në 67% të mostrave dhe u vlerësuan në mënyrë sasiore në 27% të mostrave të ushqimit për fëmijë dhe në 60% të ushqimeve të zakonshme. Shtatëdhjetë e tetë pesticide të ndryshme u zbuluan dhe 37 prej tyre u vlerësuan në nivele që variojnë nga 0,02 në 594 μg / kg (shifra të cilat nuk janë tepër domethënëse).
Pesticidet më shpesh të zbuluara (më shumë se 5% të mostrave) ishin:
- fungicidet – substanca që përdoren për të kontrolluar kërpudhat e myqet.
- 2-fenilfenol, azoksistrobinë, boskalid, kaptan dhe metaboliti i tij tetrahidrofhtalimid, karbendazim, ciprodinil, difenokonazol, dodinë, imazalil, metalaksil, tebukonazol, hiabendazole;
- insekticidet – substanca që përdoren për të kontrolluar insektet.
- acetamiprid, pirimiphos-metil dhe tiacloprid;
- herbicidet – substanca që përdoren për të kontrolluar bimët e padëshiruara.
- metribuzin; dhe
- sinergjist – kimikate që i bëjnë përbërësit e insekticideve më efektiv në eleminimin e insekteve apo edhe parazitëve të bimëve.
- ku mund të përmendet piperonil butoksid.
Toksiciteti i një pesticidi varet nga funksioni i tij dhe faktorë të tjerë, për shembull: insekticidet kanë tendencë të jenë më toksike për njerëzit sesa herbicidet. E njëjta përbërje kimike mund të ketë efekte të ndryshme në doza të ndryshme. Mund të varet edhe nga rruga përmes së cilës ndodh ekspozimi (të tilla si gëlltitja, thithja ose kontakti i drejtpërdrejtë me lëkurën).
Ka më shumë se 1000 pesticide të përdorura në të gjithë botën për të siguruar që ushqimi të mos dëmtohet ose shkatërrohet nga efektet e jashtme. Secili pesticid ka veti dhe efekte toksikologjike të ndryshme.
Megjithatë, vlen të përmendet pasiguritë janë të pranishme në hapat e të vlerësimit të rrezikut gjatë studimit dhe mund të çojnë në rreziqe që mbivlerësohen ose nënvlerësohen.
Nga Greta Malaj