Një shportë prodhimesh kosovare në zemër të Zvicrës
Kushdo që jeton jashtë, të paktën një herë në jetën e tijashtu fshehurazi e me siklet ka paketuar mirë në valixhe ndonjë kile fasule, kavanoz mjalti apo vaj ulliri. Duket se shijet e prodhimeve të vendit nuk kanë të krahasuar me ato të vendit pritës. Një dyqan e market me kësi produktesh do të ishte një zgjidhje për mijëra emigrant të cilët ua ndiejnë mungesën shijes së ushqimeve të shtëpisë.
Këtë pati në mendje Osman Reshiti nga Vrapçishti i Gostivarit, 21 vite më parë kur vendosni të çelë dyqanin e parë në Rothrist të Zvicrës me prodhime nga Gostivari, Prizreni, Peja e gjithë trevat shqiptare e ballkanike. Tashmë duqani i tyre që mban emrin “Gostivari” furnizon mbi 400 dyqane të tjera me produkte të mishit që i prodhojnë në fabrikën e tyre.
Tashmë Osmani bashkë me djalin e tij Muhametin punojnë së bashku duke I ofruar jo vetëm bashkëkombësve prodhime të vendit mëmë. Të shumtë mbeten dhe klientë vendas dhe ata me prejardhje ballkanike, ku shija e ushqimeve përafron shumë me atë kosovare. Në rafte veç prodhimeve të mishit mund të gjesh ajvar, turshi, reçelëra, spec pluhur për gatim, çaj mali, kafe turke, fasule, e mjaft prodhime të tjera të ngjashme.
Muhameti thotë me krenari se babai i tij ishte njëri ndër shqiptarët e parë në Zvicër që kishte hapur një dyqan me produkte nga Ballkani. Osman Reshiti ka emigruar nga një vend në vendin tjetër: nga Bosnja, Kroacia dhe Gjermania duke përfunduar në vitin 1986 në Zvicër. Osmani kishte trashëguar zanatin e babait në Zvicër. Ata kishin jë qebatore për disa vite dhe në Bosnje.
Me të ardhur në Zvicër ai ishte marrë në filllim me shitblerjen e veturave për të hapur më pas një dyqan me produkte nga Ballkani. Marketi ka marrë emrin “Gostivar” ngase kështu dëshironte Osmani, për të kujtuar qytetin prej nga vijnë ai dhe Muhameti. Pas disa viteve ata shpërngulen në Rothrist të Aargaut duke zgjeruar biznesin e tyre në marketin “Gostivar”, por edhe duke prodhuar produktet e mishit në fabrikën e tyre në Rothirst.
“Në shitoren tonë vijnë të gjithë, pa marrë parasysh origjinën e tyre ngase i gjejnë të gjitha produktet nga Ballkani, duke përfshirë edhe ato nga Kosova dhe Maqedonia”, thotë 34 vjeçari, i cili jeton në Zvicër nga viti 1986.
“Pasuli i Tetovës” është një nga produktet më të kërkuara nga shitoren “Gostivar”, po edhe turshitë dominojnë në raftet e kësaj shitoreje, tregon Muhameti duke thënë se produktet e tyre janë deri 20-30 për qind më lirë se në vende tjera.