Growing Pavillon – Ndërtesa që u ndërtua nga kërpudhat
Ndërtesa nga kërpudhat? Jo, nuk është aventurë e Lizës në Botën e saj të Çudirave! Kjo është një zgjidhje e qëndrueshme në industrinë e ndërtimit dhe që na vjen nga Hollanda dhe kompania Krown Design.
“Growing Pavillon” quhet ndërtesa që është ndërtuar dhe mbahet në këmbë veçse me materiale që prodhon Toka përkatësisht nga hifet dhe miceli i kërpudhave. Pjesa më e bukur qëndron në faktin se miceli i kërpudhave përthith sa dyfishi i masës së saj dioksidin e karbonit në ajër duke pastruar ajrin teksa rritet.
Nga ana tjetër çimentoja ka një impakt mjaft negativ në mjedis duke kontribuar rreth 8% të mbetjes së karbonit në botë