Hajde të flasim për Noan
“Hajdeseflasim” është emri i këtij blogu tërësisht të veçantë, i krijuar në mënyrë instiktive, ndonëse me drojë, nga poetja e re Noa Nur. Ky blog nuk është vetëm një botë ngjyrash prej shpirtit, por një vokacion. Është si një mushkëri, i cili frymon vizionin, vëzhgimin, realitetin e poetes së re për të krijuar një ndërlidhje, së pari shpirtërore e më pas network-u mbështetës të vlerës njerëzore dhe artistike. Ndaj, Noa nuk resht kurrë së promovuari shkrimtarë të rinj, të mbështesë artin dhe zejtarinë, e veçanërisht të përkëdhelë shpirtrat e tejndjeshëm.