Produkte natyrale për të hequr njolla
Uthull e bardhë
Lëng limoni
Kripë
Miell misri
Njollat e vajit
Lidhni pak miell misri tek vendi i veshjes së vajosur duke e lënë të pushojë për reth 30 minuta në mënyrë që mielli të përthithet plotësisht. Patrojeni miellin më pas me një furcë me fije të hollë dhe lani veshjen si zakonisht në lavatrice.
Njollë nga lëngui i frutave ose kola
Zhyteni pjesën e njollosur të veshjes suaj për reth një orë në qumësht e më pas lajeni normalisht.
Njollat e stilolapsit
Zhysni kruajtse veshësh në lëng limoni e më pas fërkoni pjesën e njollosur të veshjes.
Njollat e baltës
Lëreni të thahet plotësish balta e më pas fërkojeni atë fort për ta hequr sa të mundni. Më pas fërkoni vendin e njollosur duke përdorur ujin nga patatet e zjera mbasi e keni lënë të ftohet më parë.Lani veshjen normalisht më pas.
Njolla ëmbëlsirash
Përdor produktin përfuar në propocionin një-me-një nga uji dhe uthula e bardhë duke lënë për të paktën një orë të zhytyr në të pjesën e e njollës së veshjes. E mira është të qëndroj në të përgjatë gjithë natës. Lani veshjen normalisht më pas.
Njolla e kafes
Zhysni për të paktën gjysmë ore pjesën e veshjes së njollosur në në një solucion përftuar nga përzierja e një litri ujë me gjysmë luge ilac enësh dhe një lugë uthull të bardhë. Lani veshjen normalisht më pas.
Njollat e gjakut
Zhysni bezen në ujë të ftohtë me kripë për 15 minuta. Më pas përdorni detergjent për ta fërkur dhe larë.