Hasani do e mbroj deri në fund Zall Gjocajn

Ai ëstë 70 vjeç e ka marr rugën prej fshatit të tij Zall Gjocaj për Tiranën e madhe. I ka rrënë barra të mbrojë me gjithë moshatarët e tjerë Parkun Kombëtar të Zall Gjocaj nga ndërtimi i Hec-it. Të rinjtë me kohë e kanë lënë fshatin, sherbelën që rritet në pyje, blinin në oborre, lulet e livadhit dhe bletët që tash e mot Hasanit i ka rënë për hise të kujdeset.
Hasani s’i bën syri tërr tek flet me të madhe për 10.500 banorë të 11 fshatrave përreth se lumin e kanë vetë jetën e tyre. Nuk druhet hiç të thotë se rrjedhën e lumit nga Mati e kanë devijuar në Mirditë dhe se gjithë mullintë e ujit ku banorët e fshatit bluanin drithin i kanë shkatërruar.
Hasani e as të tjerët nuk do e ndalin përpjekjen për të mbrojtur natyrën dhe Parkun Kombëtar të Zall Gjocaj me zotimin se ajo çka i takon komunitetit nuk mund t’i merret përdhunshëm nga një dorë njerëzish për përfitime të tyre.
Isa e Hasanit dhe bashkëfshatarëve të tij është shembulli sesi merr formë fuqia e një individi, e të gjithë njerëzve së bashku, jo vetëm për të ndërtuar ndjenjën e unitetit, por edhe përt të zgjidhur hallet sëbashku.