Helmimi nga ushqimi! Alaram për kujdes të shtuar!
Ditëve të fundit është vënë re shtimi i numrit të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjeksore si pasojë e helmimit nga ushqimi. Në media raportohet për mijëra sosh, të cilët ballafaqohen me simptoma nga më të ndryshmet! S’do mend që temperaturat e larta janë një nga shkaktarët e këtyre helmimeve por megjithatë, mjekët vëjnë theksin poaq dhe tek ushqimi ose mënyra e të ushqyerit, sidomos gjatë stinës së verës! Krahas viruseve dhe baktereve, arsyet e helmimit me ushqim mund të jenë edhe parazitët, si fjala bie, entoameba histolytica.
Kur flasim për helmimin ushqimor, duhet të kemi parasysh se kemi të bëjmë me një term shumë të gjerë, që përfshin më shumë se 250 lloje sëmundjesh të shkaktuara nga patogjenë të ndryshëm, përfshirë salmonelën, e.coli apo rotavirusin. Këta patogjenë mund të shkaktojnë shkallë të ndryshme të simptomave si: dhimbjet e stomakut, të vjellat, dehidratimi, ethet.
Megjithatë, alarmi bie mbi problemet që shkaktohen nga helmimi vecmas tek organizmat me imunitet të dobët, të cilët rrezikojnë edhe jetën e tyre saqë për këtë kategori asnjë lloj ushqimi nuk është më i sigurt, as edhe një sallatë jeshile.
Habitshëm, në shumë studime dëshmohet se gjatë helmimit me ushqim nuk duhet të fajësohet ushqimi i fundit që keni ngrënë sepse shenjat e helmimit mund të paraqiten edhe 72 orë pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar.
Kur duhet kontaktuar mjeku në rastët e helmimit me ushqim?
Përgjithësisht, nëse keni simptoma të dehidrimit më serioz, sikurse janë: urinim i dobët, sy të ndezur pa lot, gojë dhe gjuhë të tharë, frymëmarrje të përshpejtuar dhe rrahje më të shpeshta të zemrës. Ose vështirësi në përtypje, në të folur e frymëmarrje; nëse keni pamje të turbulluar, lodhje në muskuj dhe paralizë, veçanërisht pas konsumimit të ushqimit të konservuar ose të detit, por mund të keni edhe helmime nga kërpudhat.
Ndërkaq ndihma nga mjeku kërkohët në rast se keni:
- Temperaturë trupore më të lartë se 37.7;
- Vjellje në sasi të madhe, për ditë të tëra, saqë nuk mund të ruani asnjë lëng në organizëm;
- Dhimbje të vazhdueshme në një pjesë të stomakut;
- Diarre të theksuar e cila zgjatë 2-3 ditë ose diare me gjakderdhje.
Çfarë duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi?
Pini Lëngje: uji është i domosdoshëm për të parandaluar dehidratimin. Megjithatë, pirja e shpejtë e lëngjeve mund të përkeqësojë të përzierat dhe të vjellat. Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve. Në këto ditë, tregoni kujdes të shtuar sidomos në përzgjedhjen e ushqimeve që konsumoni! Përpiquni që të rrini sa më larg “ushqimeve të shpejta” ose të pakontrolluara!