Herbalizmi – Barnat që rrit natyra

Herbalizmi i njohur ndryshe si “Phytotherapy” i referohet mjekësisë popullore dhe tradicionale që përdor bimë dhe ekstrakte bimore për të trajtuar sëmundjet dhe mbrojtur shëndetin.
Dëshmitë arkeologjike tregojnë se përdorimi i bimëve mjekësore daton nga epoka e Paleolitit afërsisht 60’000 vjet më parë. Dëshmitë e shkruara të ilaçeve bimore datojnë mbi 5’000 vjet tek Sumerët të cilët përpiluan listat e bimëve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 80% e popullsisë në botë përdor mjekësinë bimore sepse ilaçet në farmaci janë të shtrenjta për shumicën e popullsisë. Ndërsa ilaçet bimore mund të rriten nga farat ose të mblidhen nga natyra me pak ose pa kosto.
Aktualisht mbi 50% e recetave të reja farmaceutike përmbajnë të paktën një përbërës me bazë nga bimët. Mjekësia moderne e ka origjinën nga terapitë e hershme me bimë. Mjekësia bimore përdor bimë që nuk kanë veprim agresiv të barnave moderne por përkundrazi nxisin trupin të shëroj veten. Produktet bimore rrjedhin nga rrënjët, kërcelli, lulet ose gjethet e bimëve dhe shiten në formë të lëngshme, kapsula ose çajra.
Nga Aleksandra Stambolliu