Heronjtë e mjedisit nderohen me çmimin ‘Goldman’
Aktivistët që ndihmuan në prishjen e tregtisë së paligjshme të gjitarëve pangolinë, ata të cilët drejtuan e fushata të suksesshme për të ndaluar plastikën dhe që parandaluan hapjen e e kantjerëve të shfrytëzimit të qymyrit ishin midis fituesve të çmimit mjedisor ‘Goldman’ të këtij viti, një çmim global për aktivizmin mjedisor.
Të gjashtë fituesit ishin: Sharon Lavigne (shfaqur edhe në foto), e cila ndaloi hapjen e një fabrike plastike në vendlindjen e saj SHBA; Thai Van Nguyen nga Vietnami, i cili shpëtoi 1,540 pangolina nga trafikantët e kafshëve të egra; Maida Bilal, e cila udhëhoqi një fushatë 503-ditore për të ndaluar ndërimin e një hidrocentrali në Bosnjë Hercegovinë; Gloria Majiga-Kamoto, e cila ia doli të sfidoië industrinë e plastikës në Malavi; Kimiko Hirata, i cili ndihmoi të bindte qeverinë japoneze të anulonte 13 termocentrale; dhe Liz Chicaje Churay, për fushatën e palodhshme e të cilit çoi në krijimin e Parkut Kombëtar Yaguas në Peru.
“Këta kampionë fenomenalë të mjedisit na kujtojnë se çfarë mund të arrihet kur ne kundërshtojmë dhe refuzojmë të pranojmë pafuqinë dhe degradimin e mjedisit”, tha Susie Gelman, nënkryetare e Goldman Environment Foundation.