Hiking South Albania çel fushatën për mbjelljen e 9.000 pishave në Gjirokastër

A e dini se mbjellja e një peme është një nga gjërat më të lehta dhe më të fuqishme që mund të bëni për të pasur një ndikim pozitiv në mjedis? Shumëkush e di se pemët pastrojnë ajrin, parandalojnë rrjedhjen e ujërave të shiut e rëshkitjet e dheut, ndihmon të kursejmë energji dhe madje të luftojme ngrohjen globale.
Pemët nuk thithin vetëm CO2. Ato gjithashtu thithin aromat dhe ndotësit si oksidet e azotit, amoniakut, dioksidit të squfurit. Eshtë vlerësuar se një pemë mund të thithë gati 4.536 litra ajër të ndotur çdo ditë dhe të lëshojë 118 litra oksigjen.Pemët mund të jetojnë qindra vjet, kështu që kur mbillni një, ju jeni duke u dhënë një dhuratë fëmijëve dhe nipërve tuaj.
Dhe nuk duhet shumë punë për të mbjellë! Nuk kërkohet as diplomë kopshtarie! Pakëz dëshirë dhe kohë! Në këtë frymë vjen edhe projekti i Hiking South Albania të cilët planifikojnë të mbjellin 9000 pemë në Gjirokastër. Pema është një simbol i përkushtimit ndaj mjedisit dhe bukurisë së botës përreth e që falë kësaj nisme një pemë do t’i dhuroj brezave një mjedis më të bukur e të shëndetshëm.
Vullnetarët ju nxisin të mbillni një pemë në shtëpinë apo oborrin e tyre apo të bashkoheni projektit #GreenGjirokastra për një qytet më të pastër dhe të gjelbër. Mjafton te dhuroni 200 Lekë ose të bëheni pjesë e skuadrës për kultivimin dhe mbjelljen të 9.000 pishave.
qytetin e Gjirokastres.