Ujqërit që transformuan gjeografinë e një parku natyror
Ishte viti 1995 ku Parku Kombëtar Yellowstone në Britaninë e Madhe ishte pushtuar nga dreri i cili kishte shkatërruar tokën pyjore për shkak të kullotës pa kriter. Kur u sollen një numër i vogël ujqërish filluan të ndodhin gjëra nga të cilat natyra aty e kish humbur ciklin e saj.
Së pari, ata vranë disa drerë, gjë që ndryshoi rrënjësisht sjelljen e pjesës tjetër, duke i larguar nga luginat dhe grykat ku mund të gjurmoheshin më lehtë. Kur dreri ndaloi të kullotte, këto vende menjëherë u rigjeneruan.
Luginat e zhveshura u kthyen shpejt në pyje dhe shumë specie të tjera u kthyen duke përfshirë zogj, insekte, arinj, gjitarë të vegjël, shqiponja, kastorë dhe peshq. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, ujqërit transformuan ekosistemin duke rivendosur ekuilibrin dhe lejuar që një gamë më e shumëllojshme të specieve bimore të lulëzojnë.
Ishin po ujqërit ata që ndryshuan rrjedhën e lumit, sepse pyjet e rigjeneruara stabilizuan brigjet e lumit, duke i bërë ata më pak të prirur ndaj erozionit – duke transformuar plotësisht të gjithë gjeografinë e Yelloëstone Park. Mund të mësoni më shumë për këtë histori duke kërkuar në Google për filmin e shkurtër ‘Si ujqërit ndryshuan rrjedhën e lumit’.