Humbja e fermerëve të vegjël
Brishtësia e sistemit global ushqimor është rrënjosur tashmë në mungesën e investimeve të mjaftueshme dhe të përshtatshme të qeverisë në bujqësi, veçanërisht në veprimtarine e fermerëve te vegjël. Në vend që të sigurojnë që fermerët të kenë akses dhe kontroll mbi mjetet që u duhen, politikat bujqësore në dekadat e fundit kanë favorizuar importet me kosto të lartë. Efektet e këtyre politikave kanë qenë veçanërisht të dëmshme në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
E ndaj nuk është rastësi që rritja e fuqisë së supermarketeve ka ndodhur në kohën kur qeveritë në shumë vende kanë ndjekur politika të liberalizimit të tregut. Si rezultat i politikave të tregut të lirë, fermerët dhe prodhuesit e vegjël kanë pësuar goditje mjaft të rëndë nga mungesa e vëmendjes dhe rëndësisië së kanë fermerët e vegjël në ekonominë e një vendi, neglizhenca për mbështetje financiare e teknike tek tarifat e ulta të importeve të prodhimeve bujqësore, janë pvetëm pak nga maja e ajzbergut të kësaj situate. Ka një tendencë në rënie dhe aderimi i fermerëve në shoqata e organizata duke pasur parasysh dështimet e vazhdueshme për përmbushje të kërkesave të tyre.
Shumë pak flitet për nivelin e lartë të pabarazisë në të gjithë ekonominë globale e nga ku sistemi agro-ushqimor nuk bën përjashtim. Sipas një studimi të fundit prej Oxfam, në krye të përfituesve të kësaj ekonomie mbeten supermarketet e mëdha dhe korporatat gjigande të përpunimit ushqimor e ndërsa në fund qëndrojnë fermerët e vegjël dhe ata që shfrytëzojnë krahun e lirë të punës si mënyrë për të siguruar jetesën.
Për mos lënë mënjanë nga ky studim edhe faktorët të cilët kanë çuar në fuqizimin e supermarketev duke filluar që nga puna e detyruar anekënd globit në anijet e peshkimit në Azinë Juglindore, pagat tejet e ulta në plantacionet e çajit indian, urinë që hasen punëtorët në fermat e rrushit në Afrikën e Jugut, abuzimet e të drejtave të njeriut janë të zakonshme për praktikën e furnizimit me prodhime bujqësore të këtyre supermarketeve.
Por është absolutisht e mundshme që qeveritë, kompanitë e ushqimit, fermerët dhe punëtorët e krahut të lirë të punës dhe qytetarët në të gjithë botën munden të gjitha ndihmojnë për të ribalancuar fuqinë në zinxhirët e furnizimit me ushqim dhe për t’u siguruar që ata shpërblejnë më drejt ata që prodhojnë ushqimin tonë. Sepse në fund të fundit nuk ka justifikim moral e vazhdueshmërisë së këtij sistemi ushqimor.