I’m Albanian – A book about culture

“I’m Albanian – A book about culture” një libër për fëmijë i krijuar nga Majlinda Maliqi Cooper, e lindur dhe rritur në Mbretërinë e Bashkuar për 2 vajzat e saj dhe gjithë fëmijët shqiptarë. E frymëzuar nga nevoja për t’ju kujtuar prindërve që të bisedojnë me fëmijët se pse kultura shqiptare është e veçantë.
Një libër ilustrues që tregon kulturën shqiptare me qëllimin të frymëzoj fëmijët shqiptar që të shpërndajnë kulturën e tyre me komunitetet e tjera dhe të shpjegojnë ato që i bëjnë shqiptarët unik. Duke nisur nga ushqimi, muzika, kërcimet, veshjet dhe kujtime që mund të ndahen me gjeneratat e ardhshme. Libri ka 24 faqe të mbushura me ilustrime që janë realizuar nga vetë Majlinda dhe tekste.
Nga Aleksandra Stambolliu