Kombet më të paqta
Shumica e vendeve janë më paqësore se një vit më parë, sipas Indeksit Global të Paqes. Përkundër sfidave të vitit të kaluar për shkak të pandemisë duket se shumica e vendeve janë bërë më paqësore krahasuar me një vit më parë kjo për arsye se shtetet kanë rritur shpenzimet luftarake. Një ndikim të saj e pati edhe pandemia por edhe aktivizimet e ndryshme civile kndra luftës.
Sipas këtij raporti kryeson Islanda si vendi më i paqtë, vend të cilin nuk e lëshon prej 13 vitesh. Në vend të dytë e të tretë vjen Zelanda e Re dhe Danimarka.
Evropa mbetet rajoni më paqësor në Tokë, me të gjitha vendet në kontinent që renditen brenda gjysmës së lartë të këtij indeksi. Rajoni më pak i qetë është Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, por edhe në këto vende është parë edhe përmirësimi më i madh.
Çka mbetet interesante është pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar e cila mbetet në vendin e 133-të në rang botëror, e ndërsa SHBA në vend të 122-të midis Azejbarxhanit dhe Afrikës së Jugut.
Ndërsa Shqipëria në nivel rajonal renditet e 29-ta në nivel rajonal nga 35 vende. Kosova mban vendin e parafundit, mes Bosnje Hercegovinës dhe Turqisë. Në nivel botëror Shqipëria pozicionohet në vend të 48-të e ndërsa Kosova në vend të 80-të nga një listë prej 163 vendesh.