Izraeli u bë vendi i parë që ndaloi shitjen e gëzofit
Aktivistët për të drejtat e kafshëve iu gëzuan një fitoreje të madhe këtë javë, pasi Izraeli u bë vendi i parë që ndaloi shitjen e gëzofit. Hapi historik vjen ndërsa kombet e tjera rishikojnë marrëdhëniet e tyre me një material të diskutueshëm që sa vjen e po përdoret gjithnjë e më pak prej modës, e rrjedhimisht prej ndjekësve fanatikë të saj.
“Tregtia mbi gëzofin e kafshëve duke përfshirë, importin dhe eksportin e tyre, do të ndalohet përveç për nevojat e kërkimit, studimit ose traditave të caktuara fetare”, – u shpreh të mërkurën e kaluar ministri i mjedisit.
OJQ-të për të drejtat e kafshëve e përshëndetën vendimin si një “moment historik” që do të “shpëtojë kafshë të panumërta nga ferri i industrisë së gëzofit”. Në një deklaratë, një prej përfaquesve të orgazzat për mbrohtjen e të drejtave të kafshëve u shpreh se ata kanë luftuar për vite me radhë për të ndaluar shitjen e gëzofeve në industrinë e modës dhe që nga fillimi. Mjë lajm i mirë është se 86% popullsisë izraelite e mbështeti këtë vendim.