Mbledhësit e kanaçeve që normalizojnë krizën mjedisore
Hulumtimet sugjerojnë se dy të tretat e mbeturinave të hedhura në mbarë botën vijne nga vetëm 12 firma, me Coca-Cola në krye të listës. Në mungesë të politikave ndikuese dhe përgjegjësisë korporative, një ushtri në rritje e mbledhësve të mbeturinave po ndërmarrin veprime në emër të mjedisit e mbi të gjitha të nevojës së tyre për të ardhura e një vend pune të mohuar.
Ka nga ata që e bëjnë tek shëtisin qenin e tyre në park, të tjerë pas pikikut mbledhin dhe hedhurinave që gjejnë, të tjerë e bëjnë me fëmijët për të ndërgjegjësuar dhe mësuar ata. Për disa, duke matur ngarkesat e tyre me ton, është e ngjashme me një sport olimpik. Të tjerët dëshirojnë kënaqësinë e fotografive para pastrimit dhe pas pastrimit. Disa janë të zemëruar, shumë janë gazmorë, disa janë të zhgënjyer, të tjerë optimistë. Por të gjithë janë të apasionuar pas bërjes së botës, në një farë mënyre më të këndshme.
Po pjesa më e madhe e kryejnë nga nevoja për të ardhura. Ata i shesin mbetjet e riciklueshme si plastika, letra apo metalet tek grumbulluesit e mbetjeveve. Sot kriza plastike nuk përbën rend dite në tituj kryesorë të lajmeve edhe pse n aka mbytyr e zaptuar mjedisin anekënd globit. Ajo mbyt mjedisin tonë detar. Ajo hahet nga krijesat ujore, zogjtë e detit dhe madje edhe bagëtia. Djegia e tij çliron toksina të fuqishme. Edhe pse depozitimi në tokë e tyre është pak më i rrezikshëm e më i sigurt prej mënyrat e tjera të heqjes qafe të mbetyrinave plastike, bën që kjo mënyrë të bllokojë tokën me substanca sintetike që nuk zbërthehen.
Në të gjithë botën, 15 milion njerëz, përfshirë fëmijët nuk u mbetet zgjidhje tjetër përveç se të fitojnë jetesën nga mbeturinat që ndotin mjedisin e tyre. Ata shpesh punojnë në kushte të rrezikshme, duke rrezikuar shëndetin e tyre, ndonjëherë jetën e tyre, duke jetuar fatin e tyre në fundin e fundit të rendit shoqëror të, duke luftuar çdo ditë për të përmirësuar jetesën e tyre pa asnjë pretendim për kushtet e punës që ërballen përditë.