Jemi në telashe: një milion specie kafshësh dhe bimësh drejt zhdukjes
Raporti i fundit prej IPBES Global Assessment ka dalë në përfundime ogurzeze për fatin e Tokës dhe humbjen e specieve shumta. Drejtuesi i këtij kërkimi, Robert Watson u shpreh se ekosistemet prej të cilëve varemi po shuhen dita-ditës ashtu sikur shumë specie të tjera duke shtuar se ne vetë po gërryejmë themelet e ekonomive tona, jetesën, sigurinë ushqimore, shëndetin dhe cilësinë e jetës në mbarë botën.
Raporti është përpiluar nga 145 ekspertëve dhe gati 310 autorë të tjerë kontribues nga 50 vende dhe studimet janë shtrirë në një hark kohor pre tre vitesh. Raporti vlerëson ndryshimet gjatë pesë dekadave të fundit, duke siguruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse të marrëdhënies midis zhvillimit ekonomik dhe ndikimit të saj në natyrë. Ai gjithashtu ofron një sërë skenarësh të mundshëm për dekadat e ardhshme.
Bazuar në rishikimin sistematik të rreth 15,000 burimeve shkencore dhe qeveritare, Raporti gjithashtu mbështetet (për herë të parë ndonjëherë në këtë shkallë) në njohuritë autoktone dhe lokale, veçanërisht duke trajtuar çështje të rëndësishme për Popujt Indigjenë dhe Komunitetet Vendore.
Raporti zbulon se rreth 1 milion lloje të kafshëve dhe bimëve tani kërcënohen me zhdukje, shumë prej të cilave brenda dekadave të ardhshme, më shumë se kurrë më parë në historinë njerëzore. Numri mesatar i specieve vendase në shumicën e habitateve kryesore me bazë tokësore ka rënë me të paktën 20%, kryesisht që nga viti 1900.
Më shumë se 40% e specieve amfibike, pothuajse 33% e koraleve që formojnë gumë dhe më shumë se një e treta e të gjithë gjitarëve detarë janë potencialisht të rrezikuar drejt zhdukjes. Panaroma është më pak e qartë për speciet e insekteve, por provat e disponueshme mbështesin paraprakish vlerësohet se gati 10% e numrit të tyre janë zhdukur.
Raporti tregon se të paktën 680 lloje të vertebrorëve ishin zhdukur që nga shekulli i 16 -të dhe më shumë se 9% e të gjitha racave të zbutura të gjitarëve të përdorur për ushqim dhe bujqësi ishin zhdukur deri në vitin 2016, dhe, të paktën 1.000 raca të tjera prej këtij grupi mbeten ende të kërcënuara për t’u zhdukur.
Raporti na thotë gjithashtu se nuk është tepër vonë për të bërë një ndryshim, por vetëm nëse fillojmë tani në nivel e më pas atë mbarëbotëror. Kërkohet ndryshim transformues dhe serioz. Natyra ende mund të ruhet, restaurohet dhe përdoret në mënyrë të qëndrueshme – kjo është gjithashtu çelësi për të përmbushur shumicën e nevojave njerëzore dhe jo vetëm. Me ndryshim transformues, ne nënkuptojmë një riorganizim themelor, në të gjithë sistemin, midis faktorëve teknologjikë, ekonomikë dhe socialë, duke përfshirë virtytet dhe vlerat njerëzore.