“Jo rritjes së çmimeve”, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Qindra qytetarë kanë protestuar pasditen e sotme para kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të energjisë dhe rritjes së çmimit të produkteve të tjera në vend, duke filluar nga buka. Ashtu siç ishte paralajmëruar në rrjetet sociale, qytetarët kanë organizuar protestën, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krizën e jashtëzakonshme energjetike dhe rritjen e çmimit të energjisë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar në rrjetet sociale, qytetarët kanë organizuar protestën, pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi krizën e jashtëzakonshme energjetike dhe rritjen e çmimit të energjisë duke shkaktuar zemëratë dhe indinjatë.
Qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimeve të dhe kërkojnë uljen e tyre dhe të produkteve të shportës përfshirë edhe atë të ilaçeve sepse janë bërë të papërballueshme.
Protesta ka qenë qytetare, pa incidente. Disa fektiveve të policisë së shtetit kanë formuar një kordon përpara kryeministrisë.
Gjatë protestës kanë mbajtur fjalën disa qytetarë dhe personalitete, ku kanë ftuar popullin që të këmbëngulë për të drejtat demokratike, duke ngritur zërin përmes protestave
Ndër ndër personat që mbajtën fjalë ishte Pano Soko dhe Adreatik Lapaj të cilët akuzuan qeveritarët se e mbajnë popullin të varfër për t’i pasur nën kontroll, ndërsa vetë pasurohen çdo ditë e më shumë dhe se nga Shqipëria “po ikën brezi i tretë i emigrantëve, që kjo pakicë të pasurohet”.