Kafja Turke… një filxhan që tregon një histori të tërë
“Kafja” e ka marr emrin e saj jo prej vendit të saj të origjinës (Kaffa në Etiopi) por nga fjala arabe qahëa që do të thotë “verë”. Kjo pije u konsumua fillimisht në Jemen nga praktikuesit e parë sufistë të sektit mistik islamik. Fetarët konumonin kokrat e kafen si pjesë e ritualeve të tyre ditore dhe në mënyrë që të qëndronin zgjuar për lutejet e natës.
Ështe pikërisht kjo lloj kafe që tashmë gjerësisht nëpër botë njihet si Kafja Turke. Mendohet se shte viti 1555 kur dy tregtarë sirianë sollën kokrrat e kafesë për tregjet e famshme të Kostandinopolit. Turqit zbuluan se mundën të bënin një pije të zezë plot shkumë kafe e tejet të shijshme nga fermentimi i kokrrave të kafesë. Kjo pije u siguronte atyre energji dhe mund t’i zbuste ndjesinë e urisë.
Kafja Turke u bë një trend edhe për sarajet e Sulltanit Sulejmani i Madhërishëm. Kur Ozdemir Pasha, i dërguari i Madhërisë për të qeverisur Jemenin, e hasi këtë pije shumë energjike atje vendosi të sillte për oborrin perandorak kokkrat çudibërëse të kafesë. Kjo pije u bë aq e dashur saqë vetë Sulltan Sulejmani vendosni t’i vinte vulën perandorake të cilësisë.
Personi që ishte ngarkuar për të përgatitur kafen turke quhej kahveci usta (ustai i kafesë) ku bashkë me rreth dhjetë ndihmësit e tij përgatisnin bluarjen e kokrrave të kafesë imët në mënyrë delikate, zier në xhezve, duke bërë që filxhani prej porcelani i kafesë të kishte pamjen dhe delikatesën e një ekspresi të sotshëm.
Thuhet se vetë Sulltaneshë Hyrrem, gruaja e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, pëlqente ta shoqëronte filxhanin e kafesë me nje godë ujë dhe llokume për të balancuar hidhësinë e kafes. Kësisoj Sulltanesha krijoi traditën e delikatesës së shijuarit një filxhan kafe e që sot gjerësisht në gjithë Turqinë një filxhan kafe shërbehet pikërisht kështu, në shtëpi apo kafene.