E gjithë familja në një përpjekje
Ka qënë viti 2008 kur Melsi dhe Altin Çeçi vendosën që paratë e mbledhura prej emigracionit të investoheshin në Shqipëri, pikërisht në fshatin ku babai i të dy djemve emigrantë do të kujdesej për gurët e parë të themëlit për ëndrrën e tyre të përbashkët, sipërmarjen familjare në biznes.
Puna nisi fillimisht me mbjelljen e vreshtave. Pas katër viteve do të niste ndërtimi i kantinës, në kohë kur një prej djemve bashkë me familjen do të kthehej në fshat pas një kohe të gjatë qëndrimi në Greqi me synimin e vetëm që të ndërtonin jetën në fshat duke vënë në punë paratë e kursyera në emigrim.
Sigurisht që kjo sipërmarrje nuk ishte aspak e lehtë për pjestarët e pamiljes, të cilët të gjithë e gjetën me një detyrë në kantinë a vreshta. Investimi kërkonte shumë të ardhura për të cilat një pjesë u siguruan nga kredi bankare. Përveç financave të pamjaftueshme një tjetër sfidë ishte dhe rritja profesionale e të gjithë familjes të angazhuar me këtë punë. Këmbëngulja dhe marrja me seriozitet i përpjekjeve për cilësi dhe standart të lartë të prodhimit ishin udhëtarët e pangatërrueshëm të familjes, për të realizuar ëndrrn e të gjithëve.
Ata kanë shpresë dhe dëshirë të ecin përpara e të rriten çdo ditë. Edhe pse një fermë me cikël të mbyllur e vështirësitë e bujqësisë dhe prodhimit në fshat, askujt prej anëtarëve të familjes nuk epet për t’u dorëzuar. Edhe pse janë të vegjël në prodhim dhe shtrirje ata besojnë të gjithë se kur krijon lidhje me tokën dhe natyrën, bindesh se nuk ka rrugë të dytë e se duhet të punosh fort përt të arritur objektivat. Ja për shembull, nipi i vogël i shtëpisë beson fort se dhe pse po rritet në fshat, me punë e nder mund të shkollohet mirë, e një ditë pse jo të punojë në NASA, siç ka dëshirë.