Katër zgjidhje të mundshme për mbipopullimin
Nëse rritja e popullsisë është e paqëndrueshme, a ka mënyra njerëzore për ta kufizuar atë?
1. Promovimi i planifikimit familjar
Thjesht edukimi i burrave dhe grave për kontracepsionin mund të ketë një ndikim të madh. Kur Irani prezantoi një program kombëtar të planifikimit të familjes në 1989, shkalla e tij e pjellorisë ra nga 5.6 lindje për grua në 2.6 në një dekadë. Një përpjekje e ngjashme pati në Ruanda e cila pa një rritje të trefishtë të përdorimit të kontracepsionit në vetëm pesë vjet.
2. Fuqizimi i grave
Studimet tregojnë se gratë e arsimuara kanë një qasje më të lartë ndaj njohurive të shëndetit riprodhues e kanë më të lehtë të dalin nga varfëria. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë synon të trajtojë të dyja çështjet në të njëjtën kohë, duke drejtuar projekte të mikrokredisë për t’i kthyer gratë e reja në avokuese për shëndetin riprodhues.
3. Një arsimin argëtues
Media është një armë e fortë për edukimin e grave dhe jo vetëm. Telenovelat, emisionet radiofonike të cilat shfaqin histori të veçanta kulturore për çështjet riprodhuese, janë dëgjuar e dëgjohen nga më shumë se 500 milion njerëz në 50 vende. Në Etiopi, 63 përqind e grave që kërkojnë shërbime të shëndetit riprodhues raportohet se kanë marr informacion nga serialet dhe filmat që ndjekin.
4. Projekte të qeverisë
Organizata e bamirëse “Popullsia ka Rëndësi” në Mbretërinë e Bashkuar beson se duhet të ketë ligje të mirëfillta përgjegjës për trajtimin e çështjeve të lidhura me popullsinë. Ata i nxisin qeveritë të promovojnë “prindërimin e përgjegjshëm” dhe thonë se mbështetjet sociale duhet të kufizohen vetëm në dy fëmijët e parë nëse familja nuk jeton në varfëri./Positive News