Këpucë moderne si para 100 viteve
Prej korrjes së bananes gjenerohen mijëra mbeturina sepse pemët e bananes duhet të priten në mënyrë që frutat të rriten përsëri. Ky proces gjeneron rreth 40% të degëve të trungut të bananes, të cilat hidhen poshtë. Prej këtij proçesi u frymëzua Ivan Rojas dhe Diana Feliu, të dy alumni të universitetit ku kryen studime pasuniversitare për “Design” e specializuar për të krijuar një tekstil të ri që bashkon qëndrueshmërinë, ekonominë sociale, zanatet, teknologjinë dhe dizajnin!
Dyshja themeloi brand-in “Indianes” me bazë në Barcelonë e cila prodhon këpucë të qëndrueshme dhe të biodegradueshme të bëra nga fibra banane të mbeturinave të krijuara nga plantacionet e bananes ku ndryshe nga këpucët tradicionale, këto biodegradojnë brenda dy viteve.
Inovacioni përveçse të qëna të biodegradueshme qëndron edhe në faktin se krahasuar me pambukun, indet me fibra banane kërkojnë shumë më pak ujë edhe vjen nga mbeturinat bujqësore të cilët e marrin direkt nga komunitetet e fermerëve , të cilët e kanë përdorur këtë material për shekuj për të bërë veshje të tilla si rripa dore dhe çanta shpine.
Për të mësuar më shumë, vizitoni faqen e tyre në https: //www.indianesfootëear.com
Burimi: Elisava