Këshilla.al – Blog-u plot me këshilla për një botë të bukur por jo perfekte
Viti 2020 ishte një vit i vështirë, i mbushur me sfida por edhe krijues. Ky ishte rasti i “Keshilla.al” në Instagram dhe Facebook i cili menaxhohet nga Aleksandra. Një vajzë e cila përfundoi edukimin në fushën e biznesit por dëshironte të provonte diçka ndryshe nga profesioni i saj.
Në qershor 2020 krijoi një faqe ku vendosi që të trajtonte probleme dhe këshilla nga fusha të ndryshme. Kjo ide i erdhi pasi kërkonte këshilla për veten dhe i duheshin minuta kërkime për të arritur te informacioni, prandaj mendoi se nëse do i shpërndante do ndihmonte edhe njerëz të tjerë dhe kështu veproi.
Pasioni për shkrimin e nxiti që të shkruante dhe kombinonte pjesëza ku të tjerët mund të gjenin veten. Me kalimin e kohës filloi të njihej me mikesha të reja që e mbështetën dhe e frymëzuan. Pak e nga pak u përfshi edhe në botën e punimeve Illustrator, ku në fillim hasi vështirësi por nuk u dorëzua pasi e gjeti frymëzimin pikërisht te punimet.
Dështimet dhe puna na furnizojnë me mësime që herën tjetër të përmirësohemi dhe të rritemi. Pavarësisht vështirësive dhe problemeve, Aleksandra u mundua të sjell pak dritë dhe ndjenja jete në këtë botë jo perfekte.
Instagram: @keshilla.al