“Klubi i Fëmijëve” / Më në fund një revistë dedikuar fëmijëve

Marsi Simo është krijuesja e revistës “Klubi i Fëmijëve”, nismë e cila erdhi si pasojë e pandemisë dhe rritjes së numrit të orëve të qendrimit para ekranit tek fëmijët. Pas disa kohësh të grumbullimit të materialeve dhe këshillave që i kishte përdorur për djalin e saj dhe audiencën ku shpërndante postimet , Marsi mendoi t’i fokusohej një reviste për fëmijë me idenë se fëmijët kanë nevojë për hapsirën e tyre ku të shprehen, të nxiten dhe të argëtohen me elemente që i përkasin moshës së tyre.
Ndaj revista u konceptua si një format ku fëmijët mund të prezantojnë veten dhe aftësitë që ata e kanë dhe e praktikojnë përmes lojërave apo veprimtarive. Nga ana tjetër edhe prindërit mund të marrin informacion nga materialet që ka në brendësi të revistës mbi ҫështje të caktuara të prindërimit.
Numri i parë i Revistës “Klubi i Fëmijëve”, doli në fillim të muajit, për fundvit dhe reagimet ishin shumë pozitive. Kam marrë shumë mesazhe falenderimi si dhe dëshirë për tu përfshirë në revistat e ardhshme. Muaji mars shënoi numrin e katërt të revistës.
Rubrikat e revistës Klubi i Fëmijëve:
– Rubrika e artit (pikturë, vizatim, craft)
-Rubrika e kuzhinës (Të gatuajme bashkë)
– Rubrika e shkencës (shpikje të vogla nga vetë fëmijët)
– Rubrika e familjes (marrëdhëniet me prindërit, gjyshërit, motra vëllai etj)
– Rubrika e kafshëve (shpjegojmë kafshët apo rëndësia e bashkëjetesës me to)
– Rubrika e sportit (aktivitete nga sporte të ndryshme)
Faqa e fundit e revistës “Klubi i fëmijëve” përmban fletë pune ku prindërit mund t’i presin dhe të plotësohen nga fëmija.
Po ashtu kam ftuar edhe si bashkëpunëtorë psikologë apo punonjës social të cilët duan të kontribuojnë me shkrimet apo materialet e tyre për ta pasuruar më shumë revistën, por edhe për t´i ardhur në ndihmë prindërve më shumë pyetje që ata kanë me edukimin dhe prindërimin.